23 Janar, 2022

Donaldi i tha Beatrixës të mbështetet tek vëllai i tij por ja cili është detaji që na ka shpetuar të gjithëve


Mbrëmjen e spektaklit të së premtes në “Big Brother VIP” gjatë momentit që Beatrix Rmosaj po largohej nga shtëpia ,aktori i humorit, Donald Veshaj i tha këngëtares se për çfarëdolloj problem të mos ngurojë të telefonojë vëllain e tij, Romeo Veshajn.“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”– I tha aktori.

Mirëpo nuk dihet ende nëse Romeo ka kontaktuar me Beatrixën pasi është vënë re një detaj se aktori humorit nuk e ndjek këngëtaren në “Instagram”.Romeo e ka treguar që ditën kur vëllai i tij është bërë pjesë e shtëpisë së  “BBV” që  rrjetet e tij sociale do t’ia menaxhonte ai. Por mesa duket aktori e ndjek Beatrixën nga profili i Donaldit.Megjithatë do të mbetet për tu parë nëse Romeo do t’a mbajë “amanetin” që i ka dhënë Donaldi të dashurës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al