23 Janar, 2022

Donaldi e “tradhtoi”/ Dj Dagz flet për raportin që ka me aktorin e humorit: Nëse kjo gjë do të kishte ndodhur jashtë…do e pësoj shumë keq


Ish-banori i “Big Brother  VIP”, Dj Dagz, ka folur në lidhje me zhinxhirin e shtpëtimit ku në fund mbeti ai dhe Einxhel Shkira në nominim.Artisti ka qenë i ftuar në “FanClub” dhe ka treguar se priste çfaredolloj gjëje nga të gjithë banorët pasi gjithçka brenda shtëpisë më të famshme në shqipëri bëhet për lojë. Dagz tha nëse do të ishtë ne vendin e Einxhelit mund të kishte reaguar më keq.

Ai është shprehur se zgjedhjen e Donald Veshajt e ka arsyetuar por nëse kjo gjë do të ndodhte në jetën reale kjo do të ishte ‘një gjë shumë e rëndë për të’.

“Besoj që edhe si tip që i kam qëndruar larg debateve dhe i kam duruar shumë . Ndoshta nëse do të kisha qëndruar brënda di të kisha vepruar njësoj si  Einxhel, ndoshta edhe më keq. Por prap e arsyetova Donaldin siç thash sepse nëse ajo do të kishte ndodhur në jetën reale kjo gjë do të kishte qenë shumë e rëndë për mua por në “BBV”  është një lojë dhe e kam vlerësuar gjithmonë si të tillë”.Dagz ka treguar më pas se riktihmi i tij brenda “BBV” ka qenë vetëm për Einxhelin dhe nuk po bënte lojë  dhe për këtë arsye nuk ka ndërhyrë ne debatet e saj por në qoftë se kjo gjë do dtë ndodhte jashtë ai ose ajo do ta pësonte shumë keq.

“Unë asnjëherë nuk kam ndërhyrë në debatet midis Einxhel me dikë tjetër sepse unë nuk jam duke bërë lojë kurëse njerëzit e tjerë po bëjnë lojë okej lë të luajnë, ta tregojnë veten e tyre. Dhe tek pjesa e raportit Einxhel-Donald apo Dagz- Beatrix  janë raporte personale përsa I përket asaj shtëpie por normal që në jetën jashtë në qoftë se dikush do të sillet keq me të dashurën time do ta pësoj shumë keq”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al