6 Dhjetor, 2023

“Doktori nuk t’i ka bërë mirë të pasmet”- Linda Halimi debaton ashpër me transgjinoren: Me këtë shëmtirë…


Debatet dhe tensionet mes konkurentëve në “Big Brother Vip Kosova” nuk kanë të mbaruar ku i tillë ishte ai mes Linda Halimit dhe Edona James.

“Doktori nuk t’i ka bërë mirë të pasmet” – Linda Halimi e ashpër ndaj Edona Jamesit

Vajzat kanë thumbuar njëra-tjetrën, ndërsa në një moment debati i tyre ka degraduar në ofendime duke komentuar format trupore të tyre.

 “A e din sa e bukur je, pse e prish fytyrën me këtë inat, je shumë e bukur, nuk bën të mbash inat”, i tha Linda-transgjinores.

“Ti je një metër e një zhilet, të ka hije, nuk të jap unë ty vëmendje, shko rregullohu pak”- iu përgjigj Edona.

Për të mos mjaftuar kjo, teksa Edona po largohej nga dhoma, Linda e preku transgjinoren në pikën e saj të dobët duke i thënë se doktori nuk ia ka bërë mirë të pasmet.

Të paktën mua Zoti më ka bërë kështu, ty atë doctor duhet me ta ndërruar sepse të pasmet nuk t’i ka bërë mirë pasi po flasim për pamjen e jashtme, ta kishe gjetur një më të mirë, unë me këtë shëmtirë që e kam jam rehat, edhe burri im është rahat me këtë pjesë, unë nuk i marr lakmi askujt”, tha këngëtarja duke nxitur akoma më shumë debatin mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al