15 Dhjetor, 2018

Doktori, asnjë pikë alkool edhe në festën e PD-së


Në festën e krijimit të Partisë Demokratike nuk mund të mungonte lideri i saj historik, zoti Sali Berisha.

Doktori u pa mjaft i qeshur dhe i lumtur në këtë festë, ku nuk munguan edhe mjaft figura, me të cilët ai nisi këtë rrugëtim në politikë, 27 vite më parë. Ajo që na ra në sy ishte edhe zgjedhja e pijes së Berishës.

Ndërkohë që mund të pinte një gotë verë apo shampanjë, Doktori zgjodhi një gotë me lëng frutash. Si gjithmonë, i kujdesshëm me shëndetin.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al