7 Shtator, 2019

“Do t’i paguash ti?”, miliarderja më e re tregon çfarë mendojnë motrat dhe vëllai për të


Në mars të këtij viti, revista “Forbes”, shpalli miliarderen më të re në moshë, të bërë vetë. Ishte Kylie Jenner, ajo që kryesoi këtë listë të revistës së njohur.

Por çfarë mendojnë motrat dhe i vëllai i 22-vjeçares për këtë status që mori kaq e re?

Kylie ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, ku u shpreh se sa herë që bisedojnë në grupe “whatsapp-i” se ku do të shkojnë për pushime, të gjithë pyesin “Kylie? Do t’i paguash ti?”.

Por ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, shtori se ata thjesht bëjnë shaka, e se midis tyre ka vetëm dashuri.

“Janë shumë krenarë për mua, kjo është sigurt,” është shprehur ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al