8 Maj, 2020

“Do të na mungojnë përqafimet, shtrëngimet e duarve”, aktorja Ema Andrea mesazh shqiptarëve: Më e pakta që mund të bëjmë për jetën


Aktorja Ema Andrea i është bashkuar nismës për të dhënë mesazhe sensibilizuese rreth situatës së pandemisë.

Ema-Andrea

Në një video që e ka postuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Andrea i bën thirrje qytetarëve të mësohen me normalitetin e ri të krijuar nga koronavirusi.

“Situata në të cilën po jetojmë na mëson të përshtatemi me një normalitet të ri, në të cilin duhet të qëndrojmë larg njëri tjetrit, në të cilin do të na mungojnë përqafimet, në të cilin do të na mungojnë shtrëngimet e duarve. Mua kjo nuk më duket sakrificë. Me duket më e pakta që mund të bëjmë për të ruajtur jetën tonë dhe jetën e atyre që i kanë dhënë kuptim jetës tonë, njerëzve tanë të dashur”, shprehet aktorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al