12 Maj, 2020

“Do të keni dëshirë që të njihni persona të rinj”- Parashikimi i horoskopit për sot: Para se të merrni vendime të rëndësishme …


Dashi

Pas ditëve të lodhura për jetën në çift, më në fund do të nisë përmirësimi. Raportet me të tjerët do të jenë më të mira.

Demi

Do e keni Marsin kundër dhe kjo gjë do ju krijojë probleme, por shumë shpejt situata do të ndryshojë.

Binjakët

Ky është moment përmirësimi, sidomos në dashuri. Në punë, do të keni disa dyshime.

Gaforrja

Sot shmangni debatet dhe problemet me partnerin. Pavarësisht kësaj do të jeni gjithë energji.

Luani

Në dashuri do kuptoheni mirë me partnerin. Puna mund të sjellë ndonjë problem, që do të zgjidhet.

Virgjëresha

Në dashuri nuk duhet të dashuroheni me njerëz që ju krijojnë probleme. Ju duhet ti mendoni mirë veprimet që bëni.

Peshorja

Në dashuri do të ketë ndonjë vonesë, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet. Puna do të ecë më së miri.

Akrepi

Sot do të keni dëshirë që të njihni persona të rinj ose të bëni blerje, bëni mirë që të reflektoni lidhur me shpenzimet.

 Shigjetari

Para se të merrni vendime të rëndësishme, sidomos në punë, do ishte mirë që të reflektonit thellësisht.

Bricjapi

Në këtë periudhë jo çdo gjë ecën siç ju dëshironi, por mundohuni që të mos dominoheni nga negativiteti. Flisni me ata që ju kuptojne.

Ujori

Ky është një moment shumë i mirë për dashurinë. Në këtë periudhë mund të merrni vendime të rëndësishme.

Peshqit

Ky është momenti për të kuptuar drejtimin të cilin duhet të merrni në dashuri. Vetëm historitë që kanë vlerë, do të vazhdojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al