7 Mars, 2019

Do qëndronit tre ditë pa telefon? Kjo është sfida që po përballen 450 nxënës të shkollave të mesme


Të heqësh dorë në mënyrë vullnetare për tre ditë nga celulari, 72 orë pa biseduar, pa postuar foto apo video të ndryshme në rrjetet sociale. Është sfida që u është dhënë nxënësve të shkollave të mesme të Vignola, Pavullo dhe Castelnuovo, në zonën e Modenese në Itali.

Kësaj sfide të nisur më 6 mars, i janë bashkuar 450 të rinj, por ajo që ka habitur është se disa prindër refuzuan që fëmijët e tyre t’i bashkohen këtij eksperimenti sepse nuk mund t’i kontaktonin.

“Challenge4me” është iniciativa më e re, ku celularët e nxënësve u morën dhe u vendosën në zarfe letre të posaçme.

Mediat italiane shkruajnë se hapja e tyre nuk mund të bëhet pa dëmtuar vulën e zarfit, çka do të dekretonte automatisht “humbjen”.

Para sfidës, adoleshentët iu përgjigjën një pyetësori mbi motivet që i nxitën të merrnin pjesë, pastaj në një test të dytë ata do të përballen me pyetjen se si po përjetojnë përvojën dhe në fund do të pyeten se si shkoi e gjithë përvoja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al