30 Prill, 2020

“Do më mungosh shumë”/ Ish deputetja Nora Malaj në zi, flet për humbjen e madhe në këtë kohë pandemie: Pas ditës së tretë u intubua…


Ish-deputetja Nora Malaj para disa ditësh me anë të një statusi në rrjete sociale, rrëfeu lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të nënës së saj, nënë Vita.

pjimage (64)

Duke folur sot për emisionin “Shqipëria Live”, Nora shprehej tepër e tronditur. Ajo thotë se nëna do të jetë gjithmonë me të, ndonëse jo me praninë fizike, por përmes kujtimeve. Ndër të tjera, Nora Malaj, u shpreh se ndryshe nga i ati, që kishte një ceremoni mortore, me pjesëmarrje prej 2.500 personash, nënën e saj për në banesën e fundit, e shoqëroi, një grup i ngushtë njerëzish.

“Më ra ky mort dhe kuptova që jeta është një sfidë shumë e madhe dhe duhet të menaxhosh dashurinë për jetën. Për mua nuk ka vdekje të prindërve. Përparim Kapo më tha: Nora ne jemi pranë teje dhe të ngushëllojmë, nëna nuk ka ikur, është me ty nëpërmjet kujtimeve të tua, kujtoje në çdo moment. Ime më jetonte vetem, sepse ne jemi dy vajza dhe motra ime nuk jeton këtu. Ka qenë një grua shumë vitale dhe e fortë. Pjesën bazike e ka pasur formim mjekësor dhe pjesën tjetër e ka pasur formim arsimor. Ka qenë një njeri që ka dhënë kontribut të madh në qytetin e Durrësit. I falenderoj mjekët që u kujdesën për mamin. Dita e fundit kur ne u takuam ishte tetë marsi, ku ne kaluam një ditë të bukur. Respektuam izolimin sepse dhe ajo nuk dëshironte të na krijonte probleme. Ishte e shqetësuar për situatën, kishte hallin e fëmijëve, të vjehrrit tim 94-vjeçar. Na jepte kurajo, edhe për mësimdhënien. Na mbante dhe hallin, por ishte dhe shumë e kujdeshmr për të na përcjellr gjithmonë pozitivitet. Nëse babai është shkëmbi ku ti mbështet kurrizin dhe je e sigurt, nëna është lëndina dhe ta bën jetën e bukur. Mamaja nuk dëshironte të na vinte në siklet edhe pse ishte e sëmurë. Fotografia ishte në moshën 18 vjeçare (flet për një fotografi, të nënës dhe babait, në moshë të re). Stërgjyshi im u gëzua shumë sepse mbesa mori një kapiten, një detar, do e kishin jetën e bukur. Ku je o bukuroshja ime e përjetshme, e thërriste babai. Unë e kam dërguar vetë në spital, e kam dërguar në normalitet. Më kujtohet në momentin që e çuam, kanë bërë të jashtëzakonshmen sepse ka qenë piku i Covid-it dhe situata ka qenë e vështirë. Pas ditës së tretë u detyrua të intubohej dhe fjala që ndamë me mamin ishte kur i them që a të ka marrë malli për të pirë një kafe, ajo nuk fliste më lëvizte vetullat. Por në fakt nuk piva kafe në shtëpi, por kafen e mortit të saj. Përpara se të iknim, të gjithë mjekët, qëndruan aty bashkë me ne dhe i bënë homazhet e fundit. Babai kishte njohje nga e gjithë bota, dhe të ftuarit kanë qenë rreth 2.500 persona, ndërsa te nëna, të paktën na u lejua mundësia e kortezhit për ta dërguar në Tiranë”, tha Malaj, per emisionin.

STATUSI PREKES I NORA MALAJT PER HUMBJEN E NENES

Më mbaruan fjalët sot për ty, o mami im e shtrenjte! ????

As dora, as zemra dhe as shpirti nuk më bene të te them Lamtumirë o Nena Vita, e bukura e përjetshme, që tashmë ke marrë rrugëtimin tënd drejt Parajsës, duke na lënë pa fjalë, nē trishtim dhe dhimbje të thellë!
Askush nuk mund ta mendonte që jeta, në ketë periudhë Karantine, do na provonte me kete dhimbje kaq të madhe, që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër… Dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë…
Kur iku babi, ndjeva se toka më lëvizi nga këmbët, e tani që ti o mami u nise drejt rrugtimit tend të fundit, ndjeva se më humbi shija e jetës.
… Sa dhimbje e trishtim teksa të shihja të intubuar pas goditjes që të bëri ishemia dhe që luftoje pafund, po nuk ia dole… ???
Eh, o Nena Vita…
Askush nuk mund ta mendonte, që pikërisht sot, do të na lije dhe me buzëqeshjen tende hyjnore, ne ditët e bekuara të Pashkëve dhe të Ramazanit, more rrugëtimin drejt Parajses, për ti qenë dhe u bashkuar me babin.
Tashmë ti je nisur drejt rrugës së Parajses dhe bashkë me rrugëtimin tënd, na ke lënë prapa dhe mirësinë dhe imazhin tënd të shtrenjtë. Edhe kur shkove në spital, teksa të ngrinin me barrelë, fatin e pate që të të merrte ish-nxenesi yt, që me dashuri të tha: “Zysha ime e dashur, do të behesh mirë, se ti je e fortë dhe e zonja”. Nuk di cfarë të them, po ajo që ndjej në shpirt është dashuria me të cilën ti na edukove, jo vetem ne, femijeve te tu, po edhe nipërve e mbesave te tu.
Ti rrezatoje mirësi dhe së bashku me babin për ju dhe ne ishte Shtepia e Zotit dhe e miqve!
Ndonese u lutem pa fund për ty, po ja që fati e deshi që në keto ditë të veshtira, në kete periudhë izolimi t’i të shkosh dhe të prehesh e qetë në shtëpinë e fundit, pranë prindërve të tu në Tiranë, duke na lënë pas mallin dhe dashurinë për ty.
Do ta ndejmë mungesën tende, fjalet e tua, perqafimet e buzëqeshjen tende, o mami më e mirë në botë!
Në keto ditë, që ishin me të veshtirat e jetës sime, nuk gjej fjalë per te falenderuar miqtë dhe te afermit qe nuk rreshtën së pyetur për ty, shoqet dhe shokët e tu, të gjithë Policinë e Shtetit që ma lehtësojë mundësinë për të qenë pranë teje . Nuk kam fjalë për të falenderuar mjekët e Durresit, doktor Bilalin, Tanin, Eden, Ridin, Ajtanken, drejtoresh Dirin, po nje falenderim e mirenjohje te vecantë të gjithë personelir ndihmes mjeke e infermiere e sanitare të repartit te Reanimacionit, pa të ciët nuk do ia kisha dalë dot dhe nuk do ta kishim perballuar dot kete situatë…
Faleminderit Avni Cuni dhe mirënjohje për gjithçka ke bere për Nena Vitën, Faleminderit Ajtanka, Luli dhe Vera.
Sot e ndjej se rrugtimi yt do të jete drejt babit, që po të pret me krahë hapur për ta bere te lehtë portën per ne Parajsë… Ti ike dhe buzëqeshja jote t’u stampos në buzë… Ti ike dhe sytë i mbajte te Dritani, që edhe në çastin e fundit nuk ta lëshoi dorën dhe të ndenji te koka. Ti teksa përgatiteshe për të ikur, i shtrengoje dorën Veronikes mbesës tende te preferuar… Ti ike po mua me mbylle një derë të madhe dhe boshllekun tend nuk do ma zevendesoj njeri… Do me mungosh shumë o Ma!
Faleminderit të gjithëve dhe ju mirëkuptoj që të gjithë sot jeni shpirtërisht me të për ta përcjelle ne banesën e fundit, ndonëse e keni te pamundur nga situata ku ndodhemi!!
Ne fund.. per ty nuk ka fund.. qofsh e Parajsës dhe u prehsh në Paqe!!!
Të dua shumeeeeeeee o Mami im e shtrenjtë!! Dhe po të rrojë dhe kur të vdes, kujtimi yt, dashuria per ty do te jetë gjithnjë në pafundësi!
Se ti je dashuria pa kushte! ??????????

Bekuar qofsh dhe u prehsh në Paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al