15 Prill, 2024

“Do filloj të ngacmoj…”- Lidi i tregon Heidit planin që ka thurur për Egla Cenon! Banorja: Për mendimin tim jo/ Ja për çfarë bëhet fjalë


Gjatë një bisede me Heidi Baçin, Lidi Delia i ka treguar banores planin që ka thurur për Egla Cenon.

Konkurrenti tha se do të ngacmojë Romeon kur aktorja të jetë afër, dhe në këtë mënyrë ai do të afrohet më shumë me Eglën.

“Po mirë se do e bëjë ngaqë ka kundër Romeon dhe është diçka llogjike”- u shpreh Heidi, ndërsa më pas tha se Egla është e zgjuar dhe nuk bie “pre” e një plani të tillë.

“Hajde ta provojmë, kur të jetë Egla do e shikojmë”- tha Lidi i bindur që plani i tij kundrejt aktores do të funksionojë.

 

Biseda:

Lidi: Mbaje mend që do të filloj të ngacmoj Romeon kur do të jetë Egla, dhe mbaje mend kur do më afrohet Egla direkt

Heidi: Do të afrojë?!

Lidi: Mbaje mend

Heidi: Po mirë se do e bëjë ngaqë ka kundër Romeon dhe është diçka llogjike

Lidi: Nuk është se unë të kam shoqe dhe po të them diçka në lidhje me situata

Heidi: Për mendimin tim jo, nuk do ta mbajë anën

Lidi: Hajde ta provojmë, kur të jetë Egla do e shikojmë

Heidi: Ok

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al