2 Shtator, 2023

Do bëhet nënë së shpejti, por ja kërkesa e veçantë që ka Kourtney Kardashian për bashkëshortin përpara lindjes së të voglit


Kourtney Kardashian dhe Travis Barker së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

E teksa ditët e pritjes së ëmbël po afrohen, ylli i Kardashians ka disa kërkesa që dëshiron t’i plotësohen përpara lindjes së djalit të saj.

Sipas një burimi për revistës “Heat”, Kourtney dëshiron që në dhomë e lindjes të jetë vetëm bateristi.

Familja e saj ka qenë gjithmonë me të kur Kourtney ka sjellë në jetë fëmijët e tjerë, por tani ajo dëshiron vetëm Travisin në dhomë dhe kjo gjë natyrisht e ka mërzitur shumë Kris.”– tha burimi i brendshëm.

Ndërkohë, në rrjet po qarkullojnë lajme se Kardashian mund të jetë shtruar në spital për të lindur pasi Baker anuloi datat e turneut të tij “Blink-182” në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë për shkak të një “urgjence familjare”.

“Për shkak të një urgjence familjare, Travis është dashur të kthehet në shtëpin e tij në Shtetet e Bashkuara.”– ka shkruar në InstaStory grupi i tij muzikor.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al