23 Korrik, 2019

Djali shiti shtëpinë për t’i blerë të fejuarës unazën perfekte, nusja e ardhshme mbeti e zhgënjyer nga komentet negative


Një nuse e ardhshme, e cila pretendon se i dashuri i saj ka shitur shtëpinë e tij, për t’i blerë asaj unazën perfekte të martesës, ka mbetur e zhgënjyer nga komentet e përdoruesve të internetit.

Vajza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka preferuar që të mbetet anonime, ka postuar në “Facebook” një foto të unazës. Por mesa duket ajo ka mbetur e turpëruar nga komentuesit, të cilët kanë thënë se ajo duket si “bizhuteri kostumesh”.

Lumturia që mori një unazë me diamant të purpurt dhe në formën e lules, vajzës nuk i ka zgjatur shumë, pasi komentet negative kanë qenë të shumta.

Disa komentues janë shprehur se është e shëmtuar dhe disa të tjerë e kanë konsideruar çmenduri faktin e shitjes së banesës për të blerë unazën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al