13 Nëntor, 2019

Djali i legjendës botërore i dashuruar kokë e këmbë me bukuroshen shqiptare (Foto)


Djali i aktorit të famshëm, Arnold Zhvarzenegerit, Joseph Baena, është i dashuruar kokë e këmbë me bukuroshen shqiptare, Nicky Dodaj. Çifti është fotografuar së fundmi fotografuar së fundmi në West Hollywood.

Sipas “Daily Mail”, dy të rinjtë janë njohur që në shkollë dhe vazhdojnë të jenë bashkë. Vajza me emrin Nicky, ka lindur në Amerikë por është me prindër shqiptarë të cilët kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitet ’90.  Ajo është po ashtu 21 vjeçe, e diplomuar për menaxhim biznesi në Kaliforni.

Nga ana tjetër, Joseph Baena është fëmija që Shvarzeneger e pati me një punonjëse te shtëpia e tij, Mildred Baena. Aktori e pranoi atësinë në vitin 2011 dhe ka qenë mjaft i pranishëm në jetën e djalit, i cili i ngjan aktorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al