1 Prill, 2019

Divorcohet pas 13-vitesh, gruaja bëhet virale në internet pas festës së çuditshme për ndarjen (FOTO)


Një grua 47-vjeçare donte që të festonte hapjen e një kapitulli të ri në jetën e saj, me një album fotografik.

Kjo nuk kishte të bënte me fejesën, martesën, ardhjen në jetë të një fëmije apo diçka tjetër. Marie Lollis sapo ishte divorcuar pas 13-vitesh martesë me Quinton Eaton.

Lumturinë e saj për këtë ngjarje, ajo e shprehu në disa fotografi, të cilat u bënë menjëherë virale në internet.

47-vjeçarja shfaqet e veshur me çizme me taka mbi gjunjë, e kërkon të thotë se fundi i martesës nuk është një ngjarje e hidhur në jetë. Mesazhi që do të japë është se gratë e forta mund të fuqizohen nga kjo lëvizje dhe të jenë të lumtura.

“Është mirë që të jesh përsëri e lumtur”, tha Marie për ‘DailyMail’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al