4 Tetor, 2019

Divorci me Aleksin dhe lajmet për tradhëtinë me një ish deputet, Rudina Dembacaj flet për herë të parë


rudinadembacaj

Për herë të parë pas disa kohësh, pas lajmeve në media se aktorja eshte ne proces divorci me bashkeshortin, e pyetur nga moderatorja Arjola Shehu ne emisionin e mengjesit ne Ora news, Rudina Dembacaj thotë se është shumë e lumtur dhe nuk ka pranuar te komentoje situaten mes saj dhe Aleksit.

Por aktorja ka komentuar keshtu lajmet qe disa media shkruan se aktorja po ndahet pas tradhetise me nje ish deputet.

“Se kush më ka akuzuar, dua të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman, dua të di kush ma ka bërë këtë akuzën dua ta puth në ballë. Sepse kanë thënë akuzohen Rudina Dembacaj për kshu kshu kshu. Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ca të duan”.

RUDINA

Ka bërë mirë apo ka bërë keq që të ka akuzuar?

“Jo dua ta di një herë pse më ka akuzuar, okej dhe kam zgedhur të mos flas fare, nuk dua të flas për momentin. Sigurisht që unë do flas në një moment”.

Nga gjendja shpirtërore je OK në këtë moment?

“Nga gjendja shpirtërore të them të drejtën jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”.

rudina-1

***

Rudina është martuar me Aleksin në qershor të vitit 2016 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj. Fotoja e fundit me Aleksin është e vjeshtës së kaluar, ndërkohë që në raport me aktivitetin e saj social dhe publikimet e mëparshme kjo gjë ngjalli dyshime. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me të.

Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleksi nuk u duk gjëkundi. Nga një kërkim i thjeshtë në profilin e saj në Instagram, shihet fotoja e fundit me bashkëshortin i përket tetorit të kaluar.

rudina

Kaq u desh dhe mediat nisën të flasin për ndarjen e aktores dhe madje thuhet se shkak është bërë tradhtia, një lidhje e Dembacaj me një ish-deputet. Akrotja është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria, shkruante GSH para disa ditesh.

http://www.panorama.com.al/rudina-dembacaj-ndahet-nga-bashkeshorti-ja-si-shprehet-aktorja/

Por kur Gazeta Shqiptare kontaktoi me aktoren me 21 shtator, e cila nuk mohoi lajmin, por tha se do të fliste në një moment tjetër për të gjithë historinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al