13 Shkurt, 2018

Diva e muzikës paralajmëron aktoren: Hiqi duart nga bashkëshorti im


Vërtet që ka patur momente kritike në martesën e divës së muzikës, Beyonce me bashkëshortin e saj Jay Z, por kjo sigurisht nuk do të thotë që ajo të lejojë femrat e tjera të flirtojnë me reperin.

Mikesha e re e këngëtares me famë botëror, Tiffany Haddish ka treguar një moment kur Beyonce ka shfaqur hapur shqetësimin  kur një aktore iu afrua pak më shumë se ç’duhet Jay Z.

Në një intervistë për ‘Uncensored’, Haddish tregoi me detaje momentin kur pa Beyonce të paralajmëronte një grua gjatë një feste pas koncertit të reperit.

Aktorja e preku Jay Z-në në kraharor dhe Beyonce ia behu me një sjellje sikur po thoshte ‘ku*vë’! Nuk e tha, por sjellja dhe qëndrimi i saj të linin ta kuptoje.

Ajo iu afrua dhe i tha, “hiqi duart nga gjoksi i burrit tim”. Ndër të tjera mikesha e këngëtares thotë se Beyonce kishte të drejtë pasi femra në fjalë vërtetë i ishte afruar shumë reperit.

Por Haddish nuk e ka thënë emrin e femrës që u përfshi në konflikt, duke dashur që ta linte anonim.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al