10 Shtator, 2018

Dita e shumëpritur po afrohet, ja kur do të martohen Gjiko dhe Elita Rudi


Rreth një muaj më parë, u përhap me shpejtësi lajmi se Gjiko dhe Elita Rudi do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë. Fillimisht u tha se dasma do të bëhej më 23 gusht, por dy ditë përpara kësaj date u mësua se çifti e kishte anuluar.

Lajmi i martesës së dyshes së njohur erdhi pikërisht vetëm pak ditë pasi ata u përfolën se shumë shpejt do të bëheshin prindër për herë të parë.

Por ditën e  sotme, burime për “Indeksonline” kanë zbuluar se Gjiko dhe Elita do të martohen më 21 shtator dhe dasma do të mbahet në Prishtinë.

Ndërkohë kujtojmë që Gjiko i propozoi për fejesë partneres së tij, në 25 qershor të këtij viti, pikërisht në ditën e lindjes së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al