7 Shtator, 2017

Disneyland kërkon princesha dhe princër, ja si mund të bëheni pjesë


Nëse keni fantazuar ndonjëherë të jetoni si një pjesëtar i familjes mbretërore, ëndrrat tuaja mund të realizohen shumë shpejt.  Desney po kërkon njerëz për rolin princeshës dhe princit, si  Aladin apo Borëbardha, por me një kusht.

Kandidatët e suksesshëm duhet të përgatiten për t’u zhvendosur në Disneyland Paris, të kenë ngjashmëri me personazhin e filmit që do zëvendësojnë dhe të dijnë të kërcejnë. Në lajmërimin e kompanisë shkruhej: “Jemi në kërkim të njerëzve energjikë që të arrijnë të intepretojnë personazhet e famshme të Disney. Nëse keni një nivel të mirë kërcimi, mund të jesh pjesë e paradës dhe karnavaleve.”

Në lajmërimin e nxjerrë nga Disney sqarohet se ata që luajnë rolin e personazheve ikonike duhet të takojnë dhe të bisedojnë me njerëzit në përditshmëri./dritare.net/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al