14 Maj, 2019

“Disney” bën një film të animuar për bebin mbretëror (VIDEO)


Tetë ditë më parë, Dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë. Meghan solli në jetë një djalë që e quajtën Archie Harrison.

Që nga dita e lindjes, foshnja mbretërore ka qenë kryefjala e mediave. Madje çdo gjë që kishte lidhje me Archie, përbënte interes për publikun në mbarë botën.

Ndërkohë “The Sun” raporton se lindja e Archie-t është përjetësuar edhe në serinë e filmave të animuar nga gjiganti “Disney”.

Në fakt bëhet fjalë për një klip 25-sekondësh, i cili tregon arushin e famshëm Pooh që drejtohet me një libër në dorë, drejt kështjellës Windsor.

Bëhet e ditur se kjo video është ideuar të enjten, një ditë pasi Meghan dhe Harry i prezantuan botës djalin e tyre. Videoja e animuar u realizua nga artisti kryesor i Disney-t, Kim Raymond de deri tani është prit me një interes të madh.

Libri me ngjyrë blu (siç thuhet shpesh për gjakun mbretëror) është një dhuratë nga arushi Pooh për Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Teksa çifti fillon të shfletojë librin, të bie në sy edhe shtrati i vogël i Archie-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al