6 Dhjetor, 2018

Disa shenja të qarta që tregojnë se vuani nga lodhja mendore


Është shumë e zakonshme që njerëzit të ngatërrojnë rraskapitjen mendore me depresionin, sepse të dyja këto probleme kanë simptoma të zakonshme. Zakonisht lodhja mendore është e lidhur me stresin e punës dhe depresioni mund ose nuk mund të lidhet me punën.

Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të dimë se si të identifikojmë shenjat e lodhjes për veten dhe të tjerët. Mes tyre mund të përmendim:

Stuhi në një gotë me ujë

Kur personi humb kontrollin e problemeve më të vogla, ajo është një shenjë e qartë e lodhjes. Në atë situatë, personi është aq i lodhur mendërisht saqë ai nuk mund ta dallojë qartë një problem të thjeshtë nga diçka vërtet e madhe.

Lodhje kronike

Kjo është një nga simptomat kryesore të lodhjes mendore. Kjo nuk është për rastet kur ndiheni jashtëzakonisht të lodhur në një kohë apo në një tjetër. Është më tepër një ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje. Personi ndihet vazhdimisht i mbingarkuar dhe i lodhur.

Imuniteti i dobët

Adrenalina që trupi prodhon në situata stresuese ndihmon personin të jetë në gatishmëri. Por kjo shkakton kaos në sistemin imunitar. Kur rezistenca zvogëlohet, personi tenton të sëmuret më shpesh. Sëmundjet që mund të shkojnë nga ftohjet, sulmet e migrenës, dhimbjet e stomakut deri në sulmet e zemrës.

Ndjenja e të qenit i padobishëm

Personi i rraskapitur mentalisht mendon se nuk i arrin qëllimet e tij në jetë. Me këtë ndjenjë, besimi i personit bie, ai ndihet më pak i aftë për t’u përballur me sfidat. Kjo gjeneron efekte katastrofike në vetëvlerësim.

Apatia e përgjithësuar

Entuziazmi për punë humbet dhe duket se gjithçka dhe gjithkush është shkak për pakënaqësi për personin e rraskapitur. Personi i lodhur nuk ndihet më i motivuar në atë që bën dhe është i kënaqur me pak. Shumë herë ai humb motivimin për të bërë gjërat që pëlqen.

Perfeksionizëm i ekzagjeruar

Hulumtimet e fundit tregojnë se perfeksionistët kanë një rrezik shumë më të madh të lodhjes. Kjo për shkak se modeli i përsosjes së krijuar prej tyre konsumon shumë energji. Ky lloj personi duhet të vlerësojë sinqerisht nëse përsosja është me të vërtetë thelbësore për çdo projekt specifik. Përgjigjja zakonisht është “jo”.

Pa pushim

Të kesh kohë për pushim është shumë e rëndësishme për parandalimin e lodhjes. Duhet gjetur mënyra për t’u rikuperuar gjatë punës (në intervale të vogla), por edhe pas punës (gjatë natës, në fundjavë, gjatë festave). Kur flasim për pushim, nuk i referohemi vetëm gjumit. Por gjithashtu, kushtojuni aktiviteteve që japin kënaqësi, një aktivitet fizik, një shëtitjeje me familjen, një hobi.

/Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al