1 Dhjetor, 2018

“Diktatorja” Meghan, zbulohet kërkesa e saj për dasmën, që Mbretëresha e hodhi poshtë menjëherë (FOTO)


Si të gjitha nuset në botë, Meghan Markle donte që çdo aspekt i dasmës së saj të ishte i përsosur, madje edhe vendi ku do bëhej ceremonia e dasmës.

Kisha “St George” në kështjellën “Windsor” nuk kishte asnjë kundërshtim për madhështinë që prezantonte, historike dhe piktoreske me lidhje të gjata familjare… me pak fjalë i kishte të gjitha.

Por mesa duket kjo kishë kishte diçka që Meghan nuk i pëlqente, e ishte aroma e saj. Një burim ka thënë për “Daily Mail” se aroma e kështjellës së shekullit të 15 nuk ka përmbushur shijet e Dukeshës së Sussex.

Kjo e fundit ka kërkuar që të aromatizohej përpara se të mbërrinin të ftuarit. I njëjti burim ka shtuar se kërkesa e Dukeshës për të përdorur aromatizuar në kishë nuk u miratua nga Pallati Buckingham.

Kisha ishte një vend i rregullt adhurimi për Mbretëreshën – siç kishte qenë për monarkët e njëpasnjëshme që nga viti 1475, dhe nëse ishte mjaftueshëm për ta, do të ishte mirë edhe për të, sqaronte Pallati Buckingham për mos pranimin e kësaj kërkese.

Madje Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar e ka cilësuar si “kërkesë fëmijërore” atë që donte Meghan.

“Daily Mail” shkruan se këto nuk janë të vetmet ankesa, sepse edhe pas dasmës Meghan dhe Harry duket se po keqtrajtojnë stafin e familjes mbretërore dhe nusja e re cilësohet edhe si “diktatore”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al