15 Shtator, 2018

Dieta e padëgjuar që dobësoi këngëtaren shqiptare, është delikate dhe e fortë


Elhaida Dani është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Fama e saj arriti kulmin kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion” si dhe kur u prezantua në “The Voice of Italy” ku rrëmbeu çmimin e parë.

Ndërkohë së fundmi Elhaida po shëtit në disa vende të botës pasi është pjesë e një shfaqjeje lëvizëse.

Por përtej muzikës, Elhaida është një nga vajzat më simpatike të showbiz-it. Këngëtarja e njohur ka rrëfyer se si ka humbur kilet e tepërta dhe ka fituar trupin që donte.

“Si fillim dua të theksoj që bëj palestër. Ka 2 vite që i jam dedikuar shumë, por kohët e fundit për shkak të angazhimeve e kam lënë pas dore. Në këto raste ka shumë rëndësi dieta pasi kam strukturë të shëndoshë dhe vetëm kur jam në palestër rregullisht i lejoj vetes të ha më shumë se normalisht. Zakonisht kur më duhet të humbas peshë në kohë rekord eliminoj të gjitha karbohidratet. Dieta në fjalë quhet ‘Keto’ dhe praktikisht është një mënyrë të jetuari, gjatë së cilës nuk konsumoj asnjë karbohidrat, as ëmbëlsira, as makarona, asgjë të tillë (edhe pse më bën të vuaj shumë kjo gjë). Kur zbatoj këtë metodë arrij të humbas peshë edhe pa palestër”,-ka treguar Elhaida.

Në vazhdimësi këngëtarja ka treguar se është konsultuar me një specialist për ta aplikuar dietën e lartpërmendur, pasi ndikon edhe në nivelin e hormoneve, rrjedhimisht edhe në humor.

“Unë kam ndjerë ndryshim te vetja ime, jo vetëm për humbjen e shpejtë në peshë, por edhe për anën emocionale. Megjithatë dieta është shumë delikate dhe e fortë, prandaj përpara se të aplikohet duhet që gjithsecili të konsultohet me specialistë të fushës. Unë kontrolloj dhe shënoj gjithçka konsumoj gjatë ditës, pasi është pjesë e punës time dhe duhet të jem gjithmonë në formë. Por kjo dietë nuk duhet mbajtur për periudha të gjata. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur duhet humbur peshë shpejt, prandaj personalisht e aplikoj vetëm kur jam larg palestrës dhe jetesës normale. Unë ha shëndetshëm dhe bëj palestër shpesh që të jem plotësisht në formë dhe mos eliminoj asgjë që më pëlqen”,-ka shpjeguar Elhaida për “revistawho.com”.

Ndërsa sugjerimi i saj për të gjithë ju është: “Bëni palestër. Është më e mira që mund të bëni, pasi do humbisni kalori gjatë ushtrimeve fizike dhe mund t’i lejoni vetes ndonjë shkelje të dietës gjatë ditës. Aplikoni pesha gjatë stërvitjes në palestër, pasi janë më efektive se ‘cardio’, pasi të formon muskulin. Kjo është zgjedhja ime shpresojë të vlejë edhe për ju”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al