16 Dhjetor, 2022

Diçka më shumë se puthje dhe përqafime të ngrohta nën jorgan? Çfarë ndodhi mes Getinjos dhe Vivien në “BBVIPKosova”?(Video)


Vivien dhe Getinjo janë parë që në ditët e para të “Big Brother Vip Kosova” shumë të afërt me njëri tjetrin, dhe pëlqimi mes tyre u vu re që në fillim.

Së fundmi dyshja shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë, brenda shtëpisë, duke u bërë kështu çifti i parë në spektaklin e madh.

Mirëpo mëngjesin e sotëm teksa po putheshin e përqafoheshin në të njëjtin shtrat, gjatë një momenti çifti kanë mbuluar kokën me jorgan duke bërë kështu të dyshojmë se mes tyre ka ndodhur diçka më shumë edhe pse reperi bëri me shenjë drejt kamerës dhe banorëve se nuk bënë asgjë.

 

Kujtojmë se në lidhje me puthjen e çiftit këtë ka reaguar edhe vëllai i Getinjos, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

Krahas fotos ku duket dyshja duke u puthur, reperi shkruan: “Mirëmëngjes botë,”-shoqëruar me një zemër të kuqe.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al