22 Gusht, 2017

Diarreja, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet


Diarreja është një problem i shpeshtë që në pjesën më të madhe të rasteve ndalon vetë. Mjekët thonë se mund të ndodh si një efekt anësor i mjekimit, ose mund të provokohet nga sëmundjet inflamatore të zorrëve.

Por krahas tyre me ndikim janë edhe ushqimet që konsumojnë, që në jo pak raste mund të bëhen shkak për diarre të zgjatur. Diarreja mund të shoqërohet me dhimbje barku, fryrje barku dhe gazra, nauze dhe nevojë urgjente për të shkuar në tualet. Në varësi të shkakut personi mund të ketë edhe gjak në feçe.images (3)

SHEQERI

Ushqimet e pasura me sheqer mund të shkaktojnë diarre. Disa fruta përmbajnë më shumë se të tjerët fruktozë, të tilla si lëngu i mollës, rrushit dhe sodës. Trupi ka aftësi të absorbojë një sasi të caktuar të fruktozës por konsumimi i një sasie më të madhe fruktoze mund të shkaktojnë diarre.

KAFEINA

Pijet dhe ushqime që përmbajnë kafeinë mund të shkaktojnë diarre në disa njerëz. Burimi për marrjen e kafeinës mund të jetë jo vetëm nga kafeja por edhe nga çokollata apo çaji.

USHQIMET PIKANTE

Ushqimet e skuqura dhe ushqime të tjera që përmbajnë shumë yndyrë mund të shkaktojnë diarre. Një tjetër shkak i zakonshëm i diarresë janë edhe ushqimet pikante.

LAKTOZA

Njerëzit të cilët janë intolerant ndaj laktozës mund të përjetojnë diarre, përveç simptomave të tjera, pasi kanë konsumuar produktet e qumështit.

TRAJTIMI

Zakonisht diarreja zgjat vetëm disa ditë,  deri në 4. Por diarretë e rënda, sipas mjekëve, ato të cilat zgjasin më tepër sesa kaq, ose episode të zgjatur të diarresë janë tregues i një gjendje të rënduar, ndaj edhe duhet të konsultoheni me një mjek. Më poshtë janë të listuara disa trajtime dhe mjete që mund të jetë e dobishme për trajtimin e diarresë. „

Të jesh i hidratuar është mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll diarrenë. Për këtë rekomandohet që të konsumohen sa më shumë lëngje.

„ Nuk duhet të kufizohen nënproduktet e qumështit përveçse në rastet kur ata dyshojnë se diarreja është shkaktuar prej përdorimit të tyre. „ Ju mund të hani banane ose mund t’i përzieni ato me përbërës të tjerë të tilla si kos të thjeshtë ose arra ndonjëherë. „ Edhe pse të gjitha llojet e çajit janë të njohura për efektet e mundshme në trup, një çaj veçanërisht që është përdorur për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjet e shkaktuara nga diarreja është çaji i kamomilit. „ Pushimi së bashku me të gjitha këshillat e përmendua më sipër mund të ndihmojnë në kurimin e diarresë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al