12 Mars, 2020

“Dhunë psikike dhe panik”- Mozzik reagon për koronavirusin: Asgjë nuk kemi në dorë


Mozzik e ka konsideruar një dhunë psikike dhe panik situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale ia shprehet se është dakord me mbajtjen e pastërtisë, por shton se paniku dhe dhuna ndaj mendjes duhet të ndalohet.

Ndërsa thekson se asgjë nuk është në dorën tonë.

“Dhunë psikike, panik të çrregulluar pashë në Facebook dhe gjithkund rreth koronavirusit. Të kujdesesh është mirë, secilën ditë të jetës me ia dediku pastërtisë e shëndetit. Edhe mos me ta ni s’bon, por të paktën panikun e dhunën ndaj mendjes ta ndalojmë. Laj durt deri t’nalet uji mos u hjek prej qeshmes kurre ? easy Amo kurgjo amo hic kurgjo skemi ndore na!”- shkroi Mozzik.

Të shumta kanë qenë mesazhet e personazheve të famshme për koronavirusin, të cilët kanë bërë thirrje për qetësi dhe ruajtje të vetes dhe njerëzve që i rrethojnë.

Deri tani numri i të prekurve në vendin tonë ka shkuar në 23 ndërsa është regjistruar vetëm 1 viktimë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al