6 Mars, 2023

Dhe pse kanë pak kohë të lidhur, Vivien dhe Getinjo marin këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre


Viven Thano dhe Getinjo janë një nga çiftet më të reja në shoëbiz. Dyshja u njohën me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “BBVIP Kosova” ku më pas nisën dhe romancën e tyre të cila tashmë duket se është konsoliduar.

Që pas daljes nga spektakli, Vivien ka shkuar menjëherë në Ferizaj aty ku jeton reperi bashkë me familjen e tij. Mirëpo së fundmi ish-banorja ka treguar se ata kanë marrë një hap shumë të rëndësishëm në lidhjen e tyre. Teksa ishte e ftuar në “Prive” Vivien, ka zbuluar se është transferuar totalisht në Ferizaj.

Duket se çifti ka vendosur të jenë të pandashëm dhe kjo është lidhja e parë që këngëtari ka bërë publike pasi ai ka preferuar të qëndrojë gjithmonë hermetike kur vjen puna për jetën e tij private.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al