15 Shtator, 2018

Devis Xherahu publikon foton në buzuk të Fatos Nanos, gjatë kohës kur ishte Kryeministër


Siç e dimë, këngëtari korçar Devis Xherahu është bërë i famshëm si këngëtar, fillimisht në Greqi, pastaj në Shqipëri. Ai ka rrëfyer vazhdimisht se këndonte në buzuqe të ndryshme në Greqi, aty ku dhe zuri miqësi me këngëtarë të famshëm grekë.

Por dje Xherahu surprizoi teksa publikoi në “Facebook” një foto me Fatos Nanon, të vitit 2000, kohë kur Nano ishte Kryeministër i Shqipërisë.

Në postim, Xherahu shkruan: “Ka qenë viti 2000. Selanik, buzuku i Moysses ku unë performoja. Jam në foto me një mik të mirë, Fatos Nanon. Pra, asokohe Nano, mesa duket, fundjavat preferonte t’i kalonte në atmosferën e muzikës greke dhe në buzuqe, të cilat, për hir të së vërtetës, krijojnë një atmosferë shumë të mirë muzike dhe alkooli.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al