22 Shkurt, 2018

Dëshironi të bëheni bashkëshorti i ardhshëm i Roza Latit? Moderatorja ka dy kërkesa


Moderatorja Roza Lati ka një njoftim për të gjithë meshkujt kandidatë që duan të jenë bashkëshorti i saj në një të ardhme.

Me anë të postimeve në “Instastorie”, ajo ju zbulon dy kushtet që duhet të plotësoni në mënyrë që të jeni bashkëshorti i saj. Moderatorja është e fiksuar pas makinave të markës “Rolls Royce” si dhe pas Cypres Hill.

Me pak fjalë këto supozohet të jenë edhe dy komponentët kryesorë në dasmën e Rozës. Shikoni çfarë shkruan ajo: “Nëse unë martohem në këtë jetë, domethënë me dasmë, më aheng, me fustan të bardhë , kam 2 rregulla”.

“Rregulli numër 1. Dhëndri të vijë të më marrë me “Rolls Roys” se nuk ka shance të hip në makinë tjetër me atë fustan të bardhë”, thotë Roza.

“Rregulli numër dy: në dasmën time të këndojnë live Cypres Hill, se i kam fiksim. Nëse ata ndërrojnë jetë pa bërë unë dasmë, s’bohet”, përfundon Lati.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al