27 Nëntor, 2017

Deputetja e PD-së përlotet live në studio, surpriza e bashkëshortit e emocionon (Video)


Oriola Pampuri u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në këtë legjislaturë në radhët e demokratëve. Psikologia e njohur e ftuar pasditen e sotme tek ‘’Rudina’’ ka folur për angazhimet e saj të fundit në politikë, jetën akademike, dhe sigurisht atë familjare.

Ajo dhe Henriku bashkëshorti janë prindër të dy djemve, Endit dhe Kevinit. Oriola ka treguar se ka një mbështetje shumë të madhe nga familja sidomos tani që është angazhuar në politikë.

“Henriku është kritiku im më i mirë, pa këshillën e tij, pa mbështetjen e tij, unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Historia më Henrikun më ka ndryshuar jetën, kam një fat të jashtëzakonshëm që e kam në krah…” – tha Oriola ndër të tjera për bashkëshortin. Ajo është surprizuar nga bashkëshorti live në emision teksa në një videomesazh të përgatitur nga stafi i emisionit ata shprehen se do e mbështesin në sfidën e re që ajo ka ndërmarr.

Duke mos nguruar t’ia shpreh dashurinë edhe live nëpërmjet videomesazhit  bashkëshorti i deputetes së PD-së tha se, meqë ajo nuk e dinte dhe meqë kishte pasur ditëlindjen pak ditë më parë, ai do t’i bënte dhuratë një udhëtim tjetër, në arrati: “Siç thua ti, të arratisemi për t’u ridashuruar…” – i tha live ai. E gjithë kjo deklaratë e ka emocionuar deputetetn e cila është përlotur.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al