5 Shtator, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike heq kostumin e politikantit dhe bëhet pjesë e “Dancing With The Stars”? Ja për kë bëhet fjalë


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi mesa duket është konkurrenti më i ri i konkuresit të kërcimit “Dancing With The Stars”.

Duket se ai është gati të provojë një eksperiencë të re në ekranin televiziv shqiptar.

Sipas “Vip Magazine” shkruan se Korreshi i ka thënë “Po” ofertës se “Top Channel” për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të “DËTS”.

Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.

Vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila shoqërohej nga balerini Luixhino Hala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al