2 Prill, 2019

Deputetët mbetën pa fjalë, protestuesit hynë të zhveshur në parlament (FOTO)


Përsëri nuk u gjet një gjuhë e përbashkët nga ligjvënësit britanikë, mbi propozimet për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në procesin e shkëputjes nga Bashkimi Europian.

Një ditë më parë, u votua për katër opsionet për largimin nga BE-ja, duke përfshirë edhe opsionin për një bashkim doganor dhe një marrëveshje të stilit Norvegjez  duke e mbajtur Britaninë e Madhe në tregun e vetëm por asnjëri prej tyre nuk e fitoi shumicën.

Pavarësisht kësaj, një tjetër ngjarje e mori të gjithë vëmendjen. Në parlamentin e Britanisë, disa protestues kanë gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të protestuar pas zvarritjes së procesit të Brexit.

Protestuesit kanë dalë gjysmë të zhveshur teksa qëndronin në një pjesë prej xhami sipër vendit ku qëndrojnë ulur deputetët, të cilët mbetën pa fjalë kur i panë.

Mediat britanike shkruajnë se ata kanë qëndruar rreth 20 minuta aty. Ata në trupin e tyre kishin shkruar slogane të ndryshme, ndërsa dy të tjerë ishin lyer me bojë gri dhe kishin vënë maskë elefantësh, duke iu referuar ndryshimit të klimës.

Pas 20 minutash, policia arriti që t’i largonte protestuesit, ku 12 prej tyre janë arrestuar “për shpërfilljen e mirësjelljes publike”.

Ndërkohë protesta nisi gjatë një fjalimi nga deputeti, Peter Kely, i cili po argumentonte në favor të propozimit të tij, për të shtuar një referendum konfirmues të Brexit.

Madje Kyle, gjatë fjalës së tij bëri shaka për “të vërtetën e zhveshur”, pasi deputeten u hutuan nga demonstratat dhe nuk po e ndiqnin fjalën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al