14 Gusht, 2021

Dëmtimet detyrojnë Ermir Lenjanin të pezullojë karrierën me Kombëtaren. Kush është partnerja e mbrojtësit që po i qëndron pranë në ditë të vështira


Mbrojtësi 32-vjeçar i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm të luajë në fushë për një periudhë kohore nga 4 deri në 6 javë, duke u detyruar të pezullojë kështu karrierën futbollistike.

ermir lenjani (10)

Ky është një lajm i keq për trajnerin italian, Edi Rejën dhe për Kombëtaren shqiptare, pasi Lenjani do të humbasë ndeshjet e Kombëtares në muajin shtator, më saktësisht duelin e 2 shtatorit në transfertë ndaj Polonisë dhe atë të 5 shtatorit në stadiumin “AIR Albania” kundër Hungarisë, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “KATAR 2022”.

ermir lenjani (1)

Anësori i skuadrës së Grasshopersit në Zvicër, pas ekzaminimeve të kryera, ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit dhe kyçin e këmbës gjatë ndeshjes ndaj Lozanës. Lajmin e bëri publik vetë skuadra e Grasshopersit ku ai luan, duke i uruar shërim të shpejtë mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

ermir lenjani (13)

Vetë futbollisti i njohur nuk ka bërë asnjë postim në lidhje me këtë dëmtin që do ta pezullojë për pak kohë nga karriera futbollistike. Ndërkohë, tifozët e sportit, përveç se i urojnë shërim të shpejtë, vënë në dukje personin që po i qëndron afër në këto ditë të vështira dhe që është pikërisht partnerja e tij, Heroldina.

ermir lenjani (6)

Me vajzën brune Ermiri u martua në korrik të 2019-ës, gjatë një ceremonie private martesore. Vetë Lenjani nuk postoi asnjë moment nga dita më e veçantë e jetës së tij, por një foto e tij me partneren doli në mediat sociale.

Nisur nga ky fakt, ai postoi një album më vonë, ku tifozët e panë sportistin të veshur dhëndër, duke e komplimentuar për zgjedhjen e tij, nusen në krah. Ermiri nuk donte që dasma e tij të shihej nga të gjithë, duke preferuar një dasmë mjaft private, me familjen dhe rrethin shoqëror.

ermir lenjani (2)

Në mediat sociale doli një foto e futbollistit krah Herolindës duke vallëzuar në pistën e kërcimit, të cilat më vonë ai i postoi në profilin e tij zyrtar. Sikur ta kishte bërë me plan, Lenjani i dha fund beqarisë për 30-vjetor, në mënyrë që ndryshimi i prefiksit ta gjente të martuar.

ermir lenjani (9)

Ermir Limon Lenjani është një futbollist profesionist shqiptar, i cili luan si mesfushor për Grasshoppers dhe Kombëtaren shqiptare. Futbollisti nga Prishtina e nisi karrierën në vitin 2009 dhe luan për Kombëtaren shqiptare të futbollit dhe Grasshopper Club Zürich.

ermir lenjani (14)

Lindur në Prishtinë, Lenjani lëvizi me familjen në Zvicër që i vogël ku u bashkua me akademinë e Winterthur, si lojtar i ri. Ai arriti në skuadrën e parë gjatë sezonit 2009–2010, por u huazua te Grasshopper në pjesën e parë të sezonit 2010–2011, me qëllim për të fituar eksperiencë.

ermir lenjani (12)

Ai u rikthye te Winterthur dhe fitoi vendin në formacionin titullar. Më pas u bashkua me skuadrën e Superligës zvicerane, FC St. Gallen, në janar 2013.

Lenjani dhuroi dy assiste në fitoren 2–1 të skuadrës kundër Lurzen më 3 gusht 2014, në një ndeshje ku skuadra e tij ishte në diszavantazh. Ai në fillim asistoi golin e Marco Mathys në minutën e 78-të dhe në fund golin e Džengis Cavuševic në minutën e 93-të.

ermir lenjani (4)

Sa i përket Kombëtares, Lenjani shfaqi dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë në janar 2013, kur filloi procedurat për të marrë shtetësi shqiptare. Ai u thirr nga trajneri Gianni de Biasi për ndeshjen miqësore kundër Armenisë në gusht 2013, por nuk bëri debutimin e tij gjatë ndeshjes.

ermir lenjani (7)

Lenjani mori shtetësinë shqiptare më 8 tetor 2013, ndërsa bëri debutimin e tij me Kombëtaren më 15 nëntor 2013 në një ndeshje miqësore kundër Bjellorusisë, që u mbyll në barazim pa gola.

Ai mori thirrjen e radhës për ndeshjen miqësore kundër Maltës më 5 mars 2014. Lenjani nuk luajti në këtë ndeshje me Shqipërinë, e cila fitoi 2–0, duke e nisur vitin 2014 me fitore.

ermir lenjani (11)

Ai luajti 75 minuta në ndeshjen e parë kualifikuese të “Euro 2016” kundër favoritëve të Portugalisë, me Shqipërinë që mori një fitore historike 1– 0 jashtë fushe. Lenjani shënoi golin e parë ndërkombëtar kundër Danimarkës në ndeshjen e dytë kualifikuese, me Shqipërinë që mori një barazim 1–1 në ndeshjen e parë zyrtare në “Elbasan Arena”.

ermir lenjani (8)

Djali 1.75 m i gjatë dhe 68 kg, sa i përket jetës private, është shumë diskret. Postimet e vetme që bën në “Instagram” janë ato nga fusha e lojës dhe gjatë udhëtimeve nëpër botë me partneren e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al