30 Mars, 2018

“Dekorimet” e varrezave të mafiozëve rusë me makina, bizhuteri dhe pije


Edhe pse janë të përjetësuar në mermer, gangesterët e viteve ’90 nuk e kanë kursyer luksin as në “botën tjetër”.

Ishin vitet e para pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe grupet mafioze në Rusi u përhapën shpejt. E teksa të tjerët mezi përballonin një “Lada”, ata shëtisnin me “Mercedes” e “Volvo”. Por pavarësisht se bënin një jetë luksoze, kishin “vesin e keq” të vdisnin shpejt.

Kështu që familjarët dhe miqtë e tyre nuk i kursenin paratë për t’i siguruar banesën e fundit. Në varrezat e qytetiti Yekaterinburg, mafiozët menduan të ngrenë pllaka mermeri me përmasat e miqve të tyre, duke i gdhendur aty bashkë me makinat, bizhuteritë dhe pijet e shtrenjta që konsumonin.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al