18 Dhjetor, 2022

Debati me Jerina Lalajn dhe Julka Gramon/ Dalina Buzi i rrëfen të gjitha, ja raporti që kam me Elvana Gjatën


Dalina Buzi është një prej anëtarëve të jurisë në ‘Dancing With The Stars’, ku shpesh herë është gjykuar nga konkurrentët për vlerësimet e saj.

E ftuar së fundmi në “Më lër të flas”, gazetarja ka sqaruar si qëndron e vërteta dhe u shpreh se vlerësimet e saj në juri merren shumë personale nga konkurrentët, ku përmendi dhe situatën me Julka Gramon.

Më tej Dalina theksoi se nuk vlerëson asgjë tjetër përveç se performancën e tyre.

“Ajo ndodhi se do mbronte shoqen e ngushtë aty. Kaloi ‘përroi psikik’, nuk dija çfarë t’i thoja. Këto janë konflikte në kokën e të tjerëve. Julka foli se mendoi që unë e kam personale, po me Sarën çfarë kam personale. Unë në jetën time nuk kam dashur të bëj viktimën, mbroj veten time. Njerëzit që imponohen me viktimizim pastaj dhe i imponojnë të tjerët. Nuk duhet të imponosh askënd që të të mbrojë. Është e çuditshme, mua nuk më pëlqen kërcimi, kaq pikë të vlerësoj”– u shpreh ajo.

Sa i përket debatit me kolegen e saj Jerina Lalajn, Buzi u shpreh se ndihej shumë e acaruar:

“Ti kalon në personalizime, merr historinë e jetës sime dhe kalon në gjëra të shëmtuara që janë prerë realisht. Jam e acaruar se duhet të ndaj panelin”.

Dalina sqaroi edhe marrëdhënien e saj me Elvana Gjatën, ku hodhi poshtë çdo thashethem se raporti mes tyre ishte krisur.

“Me Elvanën gjithçka në rregull është. Marrëdhënia ime me Elvanën ka nisur në 2009. Ka qenë një marrëdhënie që e kemi ndërtuar bashkë, pa ndërhyrjen e askujt. Kemi bërë projekte bashkë, domethënë janë shumë. Në këtë marrëdhënie, njerëzit që janë future në marrëdhënien tonë janë njerëz që ne kemi punuar. Nuk kam çfarë t’i them Elvanës, as ajo mua, sepse ky person apo tjetra që është konkurrente nuk janë përmendur kurrë në marrëdhënien tonë. S’kam si ti them gocës së huaj”– theksoi Dalina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al