18 Mars, 2024

David Guetta bëhet baba për herë të tretë, me foton e të porsalindurit Dj zbulon emrin dhe gjininë e bebit


Dj i njohur David Guetta dhe partnerja e tij Jessica Ledon janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

Çifti kanë sjellë një jetë një djalë dhe lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Guetta përmes një postimi në Instagram.

Dj ka ndarë me ndjekësit një foto së bashku me partneren dhe të porsalindurin, ndërsa ka zbuluar se të voglin e tyre çifti e kanë pagëzuar me emrin Cyan.

“Dashuria është në ajër. Mirëserdhe Cyan”– ka shkruar David.

Guetta është baba i dy fëmijëve nga ish-bashkëshortja e tij, Cathy Lobé,  djalit 19-vjeçar, Tim Elvis dhe vajzës Angie, 16-vjeç.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al