18 Tetor, 2018

David Beckham flet publikisht për problemet në martesë: Gjërat bëhen më të komplikuara…


Ish-futbollisti i njohur David Beckham ka pranuar se marrëdhënia e tij me bashkëshorten Victoria është gjatë gjithë kohës një punë e vështirë dhe me mund.

Sipas tij, gjërat bëhen më të komplikuara kur dy njerëz janë të martuar për shumë kohë. “Kur je i martuar për aq kohë sa kemi ne, është gjithmonë shumë punë. Gjërat bëhen më të komplikuara”, ka thënë David gjatë një interviste për “The Sunday Project”.

Deklarata e Beckham vjen pak javë pasi ai mungoi në kopertinën e revistës së njohur “Vogue”, gjë që lindi dyshimet se dyshja mund të ishte drejt ndarjes.

Victoria u shfaq në kover me katër fëmijët Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, duke e prezantuar veten në pamje të parë si një nënë beqare. Ndërkohë në qershor nisën thashethemet se çifti ishte drejt divorcit, të cilat David dhe Victoria i cilësuan si pa lidhje.

Ndërkohë më herët Victoria është shprehur “Njerëzit kanë 20 vjet që shpikin gjëra për marrëdhënien tonë, kështu që unë dhe David jemi mësuar që t’i injorojmë absurditetet që thuhen rreth nesh dhe vijojmë të bëjmë jetën normale”.

Çifti u martua në Irlandë në vitin 1999, dy vite pasi nisën lidhjen e tyre në 1997-n.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al