5 Maj, 2020

Dasmë pas karantinës? Prindërit e Ledri Vulës zbulojnë planet e këngëtarit për martesë: Ka gjetur yllin e tij


Pas shumë kohësh thashetheme, Ledri Vula bëri pak kohë më parë publike lidhjen me blogeren Sara Hoxha.

Ai publikoi foto me të në rrjetet sociale dhe duket se lidhja e tyre është shumë e fortë.

Prindërit e këngëtarit, Agron dhe Xheraldina Vula folën për çiftin duke thënë se janë dy botë të ndryshme që kombinohen me njëri-tjetrin.

Aktualisht Ledri dhe Sara janë të ndarë për shkak të koronavirusit, por Xheraldina shprehet se sapo të mbarojë karantina partnerja e këngëtarit do kthehet pranë tij.

“Sara është një vajzë shumë fisnike, e bukur. Por shpirti dhe zemra e saj praktikisht është shumë më e madhe se bukuria. E bukur është mjaft. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe më duket Ledri e ka gjetur yllin e vet.

Momentalisht janë të ndarë për shkak se Sara është në Gjermani tek prindërit e saj, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen më të shpejtë të Sarës. Shpresoj që do kalojë koha e karantinës dhe Sara do kthehet shumë shpejt sepse jo vetëm Ledrit por na mungon edhe neve.

Ledri qëndron me ne një ose dy orë dhe ikën në botën e tij. Ndërsa Sara rri me ne, përgatismin bashkë ushqimin, qeshim dhe bisedojmë. Është një botë komplet tjetër nga Ledri. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjar,”– u shpreh ajo, e ftuar në emisionin “Rudina”.

Ndërsa pyetjes së moderatores nëse do kemi dasëm pas karantinës u përgjigj: “Me kismet.”

/Panoramaplus.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al