9 Shtator, 2017

Dasmat e vipave s’kanë të ndalur, ja kush është nusja e radhës


Mesa duket ky është viti i martesave të vipave dhe tanimë nuk kemi më asnjë lloj dyshimi.Ndërkohë që nesër të gjithë sytë dhe veshët janë tek dasma e Marinës dhe Getit, duket se në horizont kemi një tjetër dasëm të paralajmëruar pak kohë më parë.

Bëhet fjalë për ish miss-in shqiptar Suada Sherifi.  Një vit më parë me ardhjen në jetë të vajzës së saj Dejzi, Suada deklaroi se dasmën do e bëjë kur Dejzi të rritet edhe pak dhe mesa duket ka ardhur koha.

Në një foto të postuar në Instagram ajo duket shumë bukur e veshur me fustanin e nusërisë dhe shoqëruar nga vajza e saj e vogël, e cila është veshur po njëlloj si e ëma. Nuk dimë nëse Suda po realizon vetëm albumin e fotografive  apo do ketë vërtetë një ceremoni dasme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al