13 Qershor, 2019

“Dasma e vitit”, Ramos gati për ceremoninë madhështore në Spanjë. Nuk ka një ftesë për…


Serxhio Ramos po përgatitet për një dasmë madhështore këtë fundjavë, me partneren e tij, prezantuesen Pilar Rubio.

Mes listës së të ftuarve, që do të jenë të pranishëm në katedralen e famshme të Sevijës, janë Dejvid Bekam, bashmë me gruan Viktoria, apo rivali tek Barcelona, Zherard Pike, bashkë me Shakirën.

Siç raporton “MARCA”, Ramos dhe Rubio kanë një listë me rreth 500 të ftuar, në atë që në Spanjë konsiderohet si “dasma e viti”. Çifti ka rezervuar edhe grupin AC/DC për të performuar në festën pas ceremonisë, gjithë që i ka kushtuar çiftit rreth 1 milion euro, vetëm për këtë performancë.

Por siç flitet, një ftesë nuk ka për Kristiano Ronaldon, aq shumë vite bashkë te Reali i Madridit. Pas largimit të portugezit verën e kaluar, Ramos nuk e priti mirë, dhe mes futbollistëve marrëdhëniet tashmë duket se janë akoma të ngrira.

Në dasmë priten edhe trajneri Zidan, apo presidenti Perez, ndërsa shpresohet që i pranishëm të jetë edhe Iker Kasijas, pas atij ataku që pësoi në zemër. Katedralja gjendet në vendlindjen e Ramosit, por për vendasit apo turistët, do të jetë e vështirë të afrohen këtë të shtunë, sepse është punësuar një firmë e specializuar sigurie, që të lejohen vetëm të ftuarit në perimetrin e zonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al