4 Tetor, 2019

“Dashuri dhe Luftë”, Renato Mekolli zbulon çdo të ndodhë në ‘Hell’s Kitchen’


Edhe pak ditë na ndajë nga sezoni i ri i emisionit të gatimit, ‘Hell’s Kitchen’. Shumë surpriza dhe të papritura priten të ndodhin në këtë edicion të dytë. Shefi i kuzhinës Renato Mekolli na informon herë pas herë për të rejat e emisionit të tij.

Gjithashtu ai ka lajmëruar se së shpejti do të martohet, por ende nuk e ka zbuluar vajzën që i ka ‘vjedhur’ zemrën.

Në postimin e fundit që ka bërë në “Instagram”, përmes një fotoje, Renato lajmëron dashuri dhe luftë në këtë edicion të ri. Ngaqë është shumë i rreptë dhe kërkues për [punën e tij, ai vazhdon të mendojë se në tre muaj që emisioni do të transmeëtohet, atë do ta urrejnë të gjithë, kështu që është më mirë të mbyllë komentet e Instagramit.

Jemi kuriozë se çfarë të rejash do të vijnë në këtë edicion të dytë. Na mbetet vetëm të presim sa pjata do thyhen këtë herë nga shefi i kuzhinës.

“Qeshu o djal qeshu, qeshu edhe për pak ditë akoma. Se javës tjetër do fillojmë do të shajnë, (ah dhe bën mirë që komentet në ‘Instagram’ t’i mbyllësh). 3 muaj luftë dhe 9 muaj dashuri. Vjet kishim një zonjë që e quanin Tefta, e mori pak vëmendjen, këtë sezon jam kurioz kush do ta marri.”, shkruan Renato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al