24 Qershor, 2018

Dash Shehi në shoqërinë e kundërshtarit të flaktë të Bashës, Astrit Patozit


Që Dashamir Shehi është një politikan i moderuar, kjo tashmë dihet. Ai përpiqet që të institucionalizojë komunikimin normal në politikë, pa fyerje, pa sharje, me argumente.

Natyrisht, në shumë raste nuk ia del, por ama ia ka dalë që të jetë një politikan i pëlqyer dhe shumë popullor. Pak ditë më parë, ai është fotografuar nga paparazzi ynë në një bar në qendër të Tiranës, në shoqërinë e Astrit Patozit.

Siç e dini, Patosi është një nga kritikuesit më të mëdhenj të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kushedi cila mund të ketë qenë tema e bisedës…

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al