13 Mars, 2020

“Dasëm bojnë farmacitë, gjen maska vetëm me mik”- Del kënga për koronavirusin: Hudhra e raki fshati, ik virusi në pikë të vrapit


Ndërsa vendi ndodhet izoluar për shkak të koronavirusit, vëllezërit Lleshi kanë nxjerrë një këngë humoristike për virusin për të ndryshuar humorin e njerëzve.

Përpos notave humoristike, vëllezërit Lleshi kanë ironizuar fenomenin e ngritjes së çmimeve nga ana e farmacive për maskat, dorashkat apo produktet e higjienës, si edhe të përdorjes së rakisë aoo hudhrave për luftimin e koronvirusit.

Deri tani në Shqipëri numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 33, mes tyre edhe një mjek.

Teksti kenges

Nga Kina e Mao Ce Dunit

na ka ardh virusi i fundit

 

Në ekran doli i gjati

thotë  ‘o popull bonu gati’

 

Na ka ardh virus korona

s’po na len në hallet tona

 

Merrni vesh ç’a ju them unë

lani duart me sapun

 

Mos me ç’u dorën kur s’duhet

Mos me kruajt as kur të kruhet

 

Sa ka ardh virus korona

Dasëm bojnë farmacitë

 

Rrisin çmimet për 1 dedik

Maska gjen vetëm me mik

 

Analistë e gazetar

ne ekran tash të parë

 

Dje një plak ka ndërrue jetë

Sa i pat mush  98

 

Në për studio ia nisin vajit

Krej virusit ia lanë fajin

 

Jemi popull me traditë

Nuk e njohim fjalën frikë

 

Kemi zemrat prej çelikut

Kala buzë Adriatikut

 

Dhe kësaj herë si gjithmonë

Na kët luftë do ta fitojmë

 

Për mjekësi të parët jemi

dhe vaksinën gati e kemi

 

Hudhra, spec e raki fshati

Ik virusi në pikë të vrapit

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al