26 Shtator, 2018

Darka për femrat në muzikë, Bebe Rexha fton Rita Orën dhe lë në shtëpi Dua Lipën


Dy këngëtaret e famshme Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë postuar në profilet e tyre në “Instagram”, foto e video nga darka e përbashkët që Bebe ka organizuar mbrëmjen e kaluar në Londër në Casa Curz.

Rexha filloi të organizonte “Women in Harmony Dinner” në fillim të këtij viti, si mënyrë që gratë që bëjnë muzikë të takohen në një vend të cilin e kanë vetëm për vete.

Ajo që mungoi në fotot dhe videot në rrjetet sociale ishte pikërisht Dua Lipa. E duke ditur marrëdhënien jo të mirë të Ritës dhe Duas mund të themi se Bebe ka zgjedhur të mbajë anën e mikes të saj, duke mos ftuar këngëtaren tjetër me origjinë shqiptare.

Bebe Rexha e mori këtë iniciativë pas një studimi që doli në përfundimin se gratë përbënin vetëm 16.8 për qind të artistëve në tabela.

“Isha si, o Zoti im, nuk ka shumë prej nesh! Nuk është çudi pse ne ndonjëherë bëhemi konkurrente si femra pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme për ne në klasifikime. Për këtë arsye unë mendova se ne duhet të mbështesim vërtet njëra-tjetrën. E mendova që të organizoja një darkë e cila do të ishte e veçantë, intime dhe private”, është shprehur Bebe më herët në “Billboard” teksa shpjegoi idenë e darkës.

Ndërkohë darka e parë është mbajtur në Los Angeles në shkurt të këtij viti.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al