28 Gusht, 2017

Dalin pamjet nga hoteli/ Ish-modelja vret aktorin e njohur turk dhe më pas veten


Mbrëmjen e djeshme Stambolli është tronditur nga një krim i rëndë ku mbetën të vrarë dy persona të cilët janë gjetur në hotelin me 5 yje, Conrad.auto_maxresdefault-15-735x4001503902601-696x379-1

Agjencia turke e lajmeve “IHA” raporton se Vatan Sasmaz, aktor i dhjetëra roleve dhe aktualisht prezantues në radiotelevizionin shtetëror “TRT” është gjetur i vdekur, i qëlluar me armë zjarri disa herë pas shpine.

Afër tij  është pajetë e qëlluar me një plumb në kokë, ish-modelja Filiz Aker, e cila dyshohet të jetë vetëvrarë pas vrasjes së aktorit.

Vatan Sasmaz, 43-vjeç ishte i martuar prej vitit 2015 me Yasemin Adali, ndërsa ish-modelja Filiz Aker raportohet se ka qenë e dashura e e tij. Media ka publikuar edhe disa foto të dy viktimave së bashku.

Dyshohet se çifti është grindur me njëri-tjetrin, dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohet nga dhoma e hotelit është qëlluar 4 herë pas shpine.

Më poshtë shihet momenti kur aktori dhe modelja hyjnë në të njëjtën dhomë hoteli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al