23 Maj, 2018

Dalin pamjet, Enca duke tymosur në mes të Nju Jorkut (Foto)


Prej ditësh këngëtarja Enca ndodhet në Nju Jork, ku dhe ka publikuar foto të shumta duke treguar se është kënaqura pa masë tek një nga vendet më të dashura për të.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme Enca ka bërë të ditur se i ka munguar vendi i saj. Edhe pse mund të duket si diçka e pamundur që në mes të Nju Jorkut të të mungojë Tirana, por ja që këngëtarja ka treguar se i është rritur ndjenja e patriotizmit dhe dashuria për vendin e saj.

Në një moment kur ajo po shëtiste me taksi nëpër qytet ka filmuar dhe veten duke tymosur. Ka qenë vetë Enca që ka shpërndarë videon në “Instastory”, ku duket duke tymosur lëndë narkotike në qefin e saj.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Enca e bën një gjë të tillë, por duket se në Nju Jork këngëtarja ndihet më e lirë në veprimet që bën, por nuk e dimë se sa e lejuar është që të tymosësh në një taksi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al