16 Korrik, 2018

Dafina Zeqiri nuk përmbahet, skena të nxehta me të dashurin (VIDEO)


Këngëtarja Dafina Zeqiri publikoi së fundmi këngën e saj më të re “Fuego”, e cila rezultoi shumë e suksesshme dhe u prit mjaft mirë nga fansat.

Ajo prej kohësh është në një lidhje me një djalë nga Republika Domenikane, i cili quhet Rodrigues. Pavarësisht se Dafina është munduar që lidhjen e saj ta mbajë lar syrit të publikut, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku këngëtarja është filmuar në skena të nxehta me të dashurin e saj.

Ata shihen në një klub nate teksa dikush po i filmon duke u puthur. Dafina me shaka ka ngritur këmbën dhe më pas e ka lëpirë të dashurin në fytyrë, veprimet e saj provokuese kanë shkaktuar të qeshura tek ajo dhe te të pranishmit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al