3 Maj, 2020

Dafina Zeqiri “arkivon” lidhjen më të shkurtër të jetës, arsyeja pse i dha fund papritur romancës me kolegun Dj Geek


Pak kohë më parë, në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri, dhe miku e kolegu i saj, i njohur si DJ Geek, kishin nisur një lidhje dashurie.

E pasi festuan 14 shkurtin dhe ditëlindjen e saj të 31-të, Dafina sa hap e mbyll sytë i ka dhënë fund kësaj romance të bukur, duke arkivuar kështu lidhjen më të shkurtër të jetës së saj, atë me kolegun simpatik.

Së pari, këtë ndarje e kanë kuptuar fansat, të cilët kanë vënë re se dy muzikantët kishin fshirë fotot e videot çift në “Instagram”. Dhe nuk ka vonuar Dafina duke e deklaruar vetë ndarjen nga kolegu i saj prej shumë vitesh, ndërkohë që janë pjese e së njëjtës kompani muzikore në Prishtinë.

Duke qenë se këngëtarja e famshme dhe shumë e pëlqyer shqiptare, Dafina Zeqiri, dhe DJ Geek prej kohësh kishin rrëmbyer vëmendjen e publikut me ngacmimet që i bënin njëritjetrit në rrjetet sociale, kurioziteti për historinë e tyre është i madh për të mësuar se çfarë ndodhi mes tyre.

Në ditën e të dashuruarve, ata vendosën të ndanin me fansat një fotografi shumë të veçantë, që kishin realizuar së bashku. Bëhej fjalë për një foto të realizuar gjatë xhirimeve të klipit më të fundit të Dafinës, me titull “Merri krejt”.

Në këtë foto, dy artistët ishin shumë pranë njëri-tjetrit, teksa Dafina qëndronte me duart rreth qafës së Geek dhe dukej sikur do t’i jepte atij një puthje publike konfirmimi. E pas kësaj romance të bukur që kaluan të dy, Dafina Zeqiri ka deklaruar ndarjen nga Dj. Geek.

“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket, nuk shkojnë bashkë edhe puna, edhe lidhja romantike. Kështu, vendosa ta lë me kaq, pasi vlerësova faktin se puna dhe ekipi janë më të rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes romantike për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme. Tani jemi single të dy”, sqaron Dafina për këtë histori.

Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, ndërsa vitin e kaluar bënë bujë me duetin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”. Ndërkohë, Dafina së fundmi po dëgjohet kudo, me hitin e saj “Një herë në jetë”, që i dedikohet një historie dashurie që ka pengun brenda.

Këngëtarja sapo ka festuar 31-vjetorin e lindjes. Dhe për ditëlindje ajo publikoi një video me momentet më të bukura që ka kaluar përgjatë vitit 2019, ndërsa mori urime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj. Por më i veçantë ishte urimi nga i dashuri i saj, DJ Geek, tashmë një ish.

“Në këtë ditë speciale, po ngre dolli për ty dhe jetën tënde. Urime ditëlindjen!”, i shkruante muzikanti. Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto me Dafinën, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Ai është miku i saj Dj prej vitesh, Dj Geek, dhe lajmin për lidhjen e tyre e konfirmoi vetë Dafina, ndërkohë që nuk mungonin postimet romantike në publik. Pas një fotoje të publikuar nga Dafina, Dj Geek ishte ai që i shprehu dashurinë hapur.

“Të dua”, shkruante ai. “Të dua më shumë”, ia kthente Dafina. Kujtojmë se në verën e vitit që lamë pas, Dafina e mohoi kategorikisht lidhjen me kolegun e saj, e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike.

Lidhja me Dj. Geek nisi disa muaj pas ndarjes së saj nga ish-partneri Jose. Edhe pse ajo shkëmbente zemra me DJ-in, në një deklaratë për mediat, këngëtarja e mohoi këtë lajm disa muaj më parë.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar po ashtu lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë ‘Moneyz’), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëritjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/ 7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, është shprehur Dafina. Por s’vonoi shumë dhe po e njëjta Dafinë deklaroi se ajo është kokë e këmbë e dashuruar dhe i dashuri i saj është pikërisht Dj. Geek.

Po kush është Genci, i njohur në muzikë si Dj Geek? Ai lëvron kryesisht muzikën dance. Më datë 4 korrik 2018, Dj Geek publikoi videoklipin “Sekreti”, në bashkëpunim me Argjentina Ramosaj. Në dhjetor 2018, Dafina Zeqiri & Dj Geek publikuan videoklipin “Alo”. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Liridon Berisha & Gesko. Në gusht 2019, Dj Geek publikoi videoklipin “The Feeling”, në bashkëpunim me Tanin. Sa i takon jetës private, ai ka pasur një lidhje të gjatë 8- vjeçare me një nga prezantueset e programit “E diell”, Argjira Spanca.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al