22 Dhjetor, 2018

Çudisin Mirela Kumbaro dhe Monika Kryemadhi, vijnë në Parlament të veshura njësoj


Ta kenë bërë me fjalë, nuk ka shanse, pasi dihen marrëdhëniet e ngrira që kanë sot deputetet e opozitës me ato të maxhorancës.

Por të veshësh të njëjtën pallto, e cila në fakt është kaq e veçantë, kjo duket me të vërtetë një rastësi e habitshme.

Nëse do të bëhej fjalë për ndonjë pallto klishe, të zezë, gri apo bezhë, nuk do të ishte ndonjë habi, por shikoni se për çfarë bëhet fjalë.

Monika Kryemadhi dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u shfaqën këtë të enjte në Parlament me të njëjtën pallto ngjyrë qielli, me të njëjtin model me xhepa të mëdhenj, vetëm me një ndryshim të vogël në jakë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al