19 Shkurt, 2019

Çmendet rrjeti, mamaja e këngëtares së famshme pozon me kanabis


Mamaja e yllit të muzikës Miley Cyrus, mesa duket po ndjek hapat e së bijës, pasi ka realizuar një fotografi në një dollap të mbushur me kanabis.

Fotografinë e saj e ka shpërndarë babai i Miley, Billy Ray Cyrus. Bashkëngjitur me këtë imazh ai shkruan: “Po! Sic thashë dje, Tish Cyrus, kohërat po ndryshojnë. Nënë e çmendur”.

E sigurisht që nuk mungoi as reagimi i Tish, e cila u shpreh: “Pikë së pari, bashkëshorti im është i çmendur. Së dyti, kjo pikturë është një cmenduri dhe së treti, kjo nuk është drogë në shtëpinë time. Por nëse do ishte, do të ishte e mrekullueshme për shumë arsye”.

Por të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet në “Twitter” në lidhje me këtë foto, ku nisi një debat për privilegjin që kanë të pasurit për sistemin e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al