27 Shtator, 2019

“Çmendet” pasagjerja, hap derën e avionit për të marrë… (VIDEO)


Ky është momenti kur një grua bën veprimin më të pazakontë gjatë një fluturimi me avion.  Të hënën, fluturimi “Xiamen Airlines MF8215” teksa po përgatitej që të nisej, u njoftua nga ekuipazhi për shkeljen e rëndë të sigurisë.

Një grua, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, hapi derën e daljes së urgjencës pak para ngritjes së avionit, pasi sipas saj donte të merrte ajër të pastër.

“Daily Mail” shkruan se ky veprim i gruas shkaktoi shumë shqetësim te pasagjerët e tjerë, pasi avioni qëndroi në aeroportin  Ndërkombëtar Wuhan Tianhe, në Kinë edhe për një orë.

Gjithashtu bëhet e ditur se oficerët arrestuan pasagjeren para se aeroplani të nisej drejt destinacionit për në Lanzhou, Gansu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al